Live

Katastrofale, BE është e përqarë, thotë ish-kryetari i Parlamentit Evropian

11:37 / 25 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Ish-kryetari i Parlamentit Evropian, Martin Schulz në Samitin e Ballkanit Perëndimor, tha se në këtë botë multipolare, Evropa duhet t’i jep një përgjigje vet Bashkimit Evropian, shkruan Kosovalive.net.

“BE-ja është e përqartë. Pjesët tjera të botës janë shumë të bashkuara. BE-ja kurrë më shumë nuk kanë pasur mundësinë që ta kenë një udhërrëfyes. Përqarja e vendeve të BE-së po e dobëson bllokun. I mbështes të gjitha vendet që dëshirojnë ta kenë një reformë”, tha Schulz.

Ndër të tjera ai tha se Evropa duhet ti jap përgjigje Bashkimi Evropian.

“Në këtë botë multipolare, Evropa duhet ti jap përgjigje rolit që vetë Bashkimi Evropian dëshiron ta luaj dhe kjo është rrënjësore, kjo e përshkruan që Bashkimi Evropian duhet ta ketë që çdo gjë që është në tryez ta përqanë, pra Bashkimi Evropian është i përqarë ose shtyen vendimet e domësdoshme dhe kjo në sytë e mi për momentin është katastrofale se pse pjesë të tjera të botës shumë polare janë më shumë të vendosur, shumë vendimtar shumë veprues në vendimet e tyre trajtime e tyre dhe përmendimin tim shumë të rrezikshëm dhe në drejtim të gabuar”, ka thënë Schulz.

Ai gjithashtu u shoreh se Bashkimi evropian kur më shumë nuk ka pasur nevojë që të ketë një udhërrëfyes të qartë për institucionet evropiane.

“Bashkimi evropian kur më shumë nuk ka pasur nevojë që të ketë një udhërrëfyes të qartë për institucionet evropiane që kanë të drejtë ta kenë këtë udhërrefyes të mbështetur nga vendet anëtare. Realiteti me gjithashtë është se nuk ka udhërrëfyes dhe pak elemente të ndonje veprimi koherent të Bashkimit Evropian ne raport me pjesë të tjera të botës. Pra shtet anëtare janë të përqara në këtë strategji”, është shprehur ai.

Schulz tha se ky mosreformim i BE-së, që shmang konceptin që vendet e vogla nuk mund të reformohen, atëherë zgjerimi i BE-së në 30 apo 31 vende do të dobësojë.

“Më shumë se kurrë BE-ja duhet t’i plotësoj premtimet e veta. Kjo e shkatërron kredibilitetin e BE-së. Po të ishte Rusia demokraci, atëherë Ukraina kurrë nuk do të sulmohej dhe e njëjta po ndodh në Beograd me presidentin Vuçiq”, u shpreh Shculz./Kosovalive.com/

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...