Live

KEDS: Erërat shkaktuan dëme në rrjetin elektrik, Gjakova e Prizreni zonat më të prekura

13:29 / 18 Janar 2023

Nga Kosova Live

Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike në Kosovë-KEDS, sot ka informuar se erërat e forta, të përcjellura me reshje shiu, që kanë përfshirë një pjesë të konsiderueshme të vendit, kanë shkaktuar dëme në rrjetin elektrik.

Zonat më të prekura janë Gjakova dhe Prizreni, ndërkaq gjatë ditës, sipas KEDS-it, pritet që situatë e njëjtë mund të jetë edhe në rajonin e Pejës, në Drenas, në Skenderaj e deri në Prishtinë.

“Ekipet e KEDS-it janë në terren që nga mbrëmë. Derisa një pjesë e madhe e dëmeve janë sanuar, KEDS-i po shton numrin e punëtorëve në terren, sipas nevojës, në mënyrë që në një afat optimal të sanojë dëmet e shkaktuara si rrjedhojë e këtyre kushteve atmosferike, dhe që furnizimi me energji elektrike për të gjitha këto zona të prekura t’i kthehet normalitetit”, është bërë e ditur në njoftimin e KEDS-it.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...