Live

KEK-u blen dhurata për fëmijët e punëtorëve dhe për partnerët afaristë

17:28 / 26 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), për festat e fundvitit, pritet që fëmijëve të punëtorëve të kësaj korporata tu jap dhurata.

Për këtë qëllim, KEK kishte shpallur tender rreth dy javë më parë.

Në tenderin me titull “Furnizim me dhuratat e fundvitit për fëmijët e punëtorëve te KEK-ut”, kishte parashikuar të nënshkruaj kontratë në vlerë deri 8,550 euro  për blerjen e 800 dhuratave.

Përveç asaj, përmes kësaj kontrate pritet të blihen edhe 50 copë dhurata për partnerët afarist.

Procedura e koutimit të çmimit ishte lloji i procedurës së përdorur në këtë aktivitet të prokurimit, me kriter për dhënie të kontratës, çmimi më i ulët.

Sipas njoftimit për dhënie të kontratës, kontrata ju është dhënë kompanisë “Meridian Express” me vlerë të përgjithshme të kontratës 7,192 euro.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...