Live

Kërcënim me bombë në aeroport, evakuohen pasagjerët dhe stafi

09:57 / 28 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Një kërcënim me bombë është pranuar në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

Kjo ka bërë që të gjithë pasagjerët të evakuohen nga hapësirat e aeroporti.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e APN-së, Valentina Gara.

“Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcenim me bombë. Udhëtarët dhe personeli janë evakuar dhe janë të sigurt. Ekipet e involvuara në planin emergjent janë duke kryer detyrat e tyre”, ka shkruar Gara

Shpërndaje në

U Kopjua