Live

Kërcënohet drejtoresha e Klinikës së Neonatologjisë

09:20 / 19 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se është kërcënuar dhe fyer drejtoresha e Klinikës së Neonatologjisë, Hajrije Ismaili.

Përmes një shkrimi në Facebook, ShSKUK njofton se kërcënimi ka ardhur nga axha i një foshnjeje, i cili është duke u trajtuar në klinikë.

“Derisa po mbante kujdestarinë e rregullt dhe po ofronte kujdes për foshnjat e porsalindura, në kuadër të Klinikës së Neonatoligjisë, në orët e vona është kërcënuar dhe fyer drejtoresha, Hajrije Ismaili. Kërcënimi ka ndodhur nga axha i një foshnjeje, i cili është duke u trajtuar në klinikë.”, thuhet në njoftim.

ShSKUK, thekson se sipas rregullit të klinikës, të drejtë në informatë kanë vetëm nënat dhe baballarët, çdo ditë nga ora 12:00 deri në 13:00.

Shpërndaje në

U Kopjua