Live

Kërcënohet gjyqtari dhe prokurori në rastin e ish-policit serb Dejan Pantiq

12:26 / 29 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka thënë se ndaj gjyqtarit dhe prokurorit në rastin e ish-policit serb Dejan Pantiq ka pasur kërcënime.

Në njoftimin e lëshuar është bërë thirrje që të bëhen hetime për këto raste që ata i cilësojnë si të tilla.

“Grafitet kërcënuese dhe shantazhuese e rënduan edhe më shumë sigurinë e prokurorit dhe të gjyqtarit të procedurës paraprake duke e intensifikuar fushatën e linçimit që paraqet shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut aq më parë që është edhe vepër penale”.

“Për këtë arsye KMDLNj fton Policinë e Kosovës dhe prokurorinë që të fillojë hetimet për këto kërcënime të pashembullta dhe të orkestruara dhe të gjithë ata që janë pjesë e këtyre kërcënimeve dhe shantazhimit duhet të përballen me ligjin, pavarësisht përkatësisë etnike, bindjeve politike apo postit që e mbanë”, thuhet në njoftim.

Të mërkurën, Pantiqit i është ndërruar masa e paraburgimit në arrest shtëpiak.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...