Live

Këshiltari i Kurtit “frymëzohet” nga Prindon Sadriu: E kemi takuar Blinkenin vitin e kaluar

21:12 / 20 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Jeton Zulfaj, këshilltari i kryeministrit ka folur për takimet e kreut të ekzekutivit, Albin Kurti gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Zulfaj tha po ashtu se takim me Blinkenin ishte realizuar në vitin e kaluar.

“E kemi takuar zotin Blinken vitin e kaluar”, tha ai në RTV Dukagjini.

Sa i përket takimit të Sekretarit të Shtetit Antony Blinken me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, Zulfaj u shpjegua duke thënë se Blinken kishte disa arsye për të shkuar për të parë atë.

“Serbia siç e dini, Serbia nuk i ka vendosë sanksione Rusisë dhe ShBA e mbështesin fuqishëm Ukrainën në luftë kundër agresionit rus. Dhe këtë vit në konferencë ishte temë kryesore agresioni rus në Ukrainë. Mendoj që ka shumë arsye për të takuar presidentin e Serbisë, mbështetja e popullit serb për luftën e Rusisë në Ukrainë është mbi 70 për qind, ajo (Serbia) nuk ka sanksionuar dhe sjella e Serbisë karshi kësaj beteje është shqetësuese dhe ka pasur t’i thotë shumëçka (Blinken-Vuçiqit) Serbisë”, ka thënë Zulfaj.

Shpërndaje në

U Kopjua