Festa e njohur e Halloween është kthyer në një traditë edhe në Shqipëri. Origjina e saj vjen nga Irlanda e cila ka qenë “Dita e të gjithë Shenjtorëve”, por në Amerikë ka pësuar ndryshim duke simbolizuar një traditë të vjetër kelte, e cila ka të bëjë me ditën ku nuk ka kufi mes botës së të gjallëve dhe të vdekurve.
Për këtë arsye ditën e 31 tetorit, njerëzit maskohen me duke personifikuar personazhe të ndryshëm dhe në të shumtën e rasteve edhe të frikshëm. Prej disa vitesh diçka e tillë ka nisur të ndodhi edhe në vendin tonë. Klubet dhe lokalet e Kryeqytetit kanë qenë të populluara nga njerëz të maskuar me veshje të ndryshme dhe të frikshme. Po kështu edhe arredimi i tyre ka qenë nën atmosferën e festës së Halloween.
Edhe personazhet e njohura të show bizit shqiptar nuk e kanë lënë këtë event pa e shfrytëzuar dhe pa u kamufluar si personazhe të ndryshëm fantastikë.
Më poshtë ju tregojmë se si u veshën disa nga VIP-at shqiptarë për Halloween.
Nora dhe Era Istrefi, si modele të Playboy
Elvana Gjata si Gili:
Einxhel Shkira si Dua Lipa:
Adrola Dushi si Cher
Arilena Ara
Kleoniki Delijorgji
Armina Mevlani dhe Sara Hoxha