Live

Këta janë të gjithë donatorët që dhanë para pas vërshimeve në Skenderaj, në mesin e tyre edhe Mozzik me 20 mijë euro

18:42 / 31 Janar 2023

Nga Kosova Live

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ashtu siç ka premtuar, ka publikuar listën e donatorëve që kanë kontribuar me mjete financiare në Fondin Emergjent të Vërshimeve, mjete financiare këto që janë transferuar nga data 25 deri më 31 janar.

Në vlerën e përgjithshme të kësaj periudhe, ku janë publikuar emrat e donatorëve si nga jashtë ashtu edhe brenda Kosovës, janë 138,834.81, që janë deponuar në llogarinë bankare të Komunës.

Kryetari Nura ka premtuar se do të vazhdojë publikimin e të gjithë donatorëve të cilët kontribuuan në këtë fond, ditëve në vazhdim.

Shpërndaje në

U Kopjua