Komuna e Prishtinës ka njoftuar e qytetarët për çmimet e biletave të transportit publik urban, të cilat do të mund të përdoren për të gjitha linjat.
Sipas njoftimit nga 1 Janar 2025, edhe operatorët privatë do të operojnë sipas të njëjtave kushte si Trafiku Urban, duke garantuar shërbim të standardizuar dhe cilësor për të gjithë qytetarët.
Njoftimi i plotë:
Nga 1 Janar 2025, edhe operatorët privatë do të operojnë sipas të njëjtave kushte si Trafiku Urban, duke garantuar shërbim të standardizuar dhe cilësor për të gjithë qytetarët.
Çmimet e biletave:
• 0.50€ për një udhëtim të vetëm.
• 0.80€ për biletën ditore (vlefshme për të gjitha linjat).
• 4€ për biletën javore.
• 12€ për biletën mujore për studentë.
• 14€ për biletën mujore për punëtorë
Kush përfiton udhëtime falas?
Kategoritë e liruara nga pagesa për të gjitha linjat urbane janë:
• Pensionistët
• Policia
• Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK)
• Veteranët
• Zjarrfikësit
• Personat me aftësi të kufizuara
• Nxënësit e shkollave fillore