Live

Kica-Xhelili, Kurtit: A vlen luftimi i korrupsionit për të gjithë, përveç teje kryeministër?

12:58 / 11 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica – Xhelili i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti pas deklaratës se me anë të Byrosë, do të parandalohet keqpërdorimi i buxhetit të shtetit.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ajo i ka thënë Kurtit të fillojë të ndërmarrë veprimet edhe për ato që mund t’i bëjë pa një ligj të tillë.

Kica-Xhelili ka përmendur Martin Berishajn dhe ministrat që kanë nënshkruar kontratat sekrete.

“Shkarkoje Martin Berishajn;

Trego ku kanë shkuar milionët e tërhequra të Martinit nga GEN-i serb;

Shkarkoje çdo ministër që ka nënshkruar kontrata sekret me dosta në tavolinë, deri tash mbi 250 milion;

Shkarkoji ministrat që po i mbyllin tenderët, po ia rrisin çmimin, e më pas po ia japin kompanive të dyshuara për korrupsion;

Shkarkoje krejt ekipën që abuzoi me rezervat shtetërore, dhe mundësisht mos i jep qasje në sekrete shtetërore miqve;

Shkarkoji kryetarët e komunave që “u lodhën” duke anuluar tender stadionesh se s’po mund t’i rahatojnë shokët;

Shkarkoji të gjithë militantët tu nga të gjitha Bordet që po punësojnë të padijshëm me librezë;

Në fund, një vet-shkarkim meqë të gjithë e kemi të qartë se asnjëra nga këto më sipër nuk do të ndodhte pa bekimin tend”.

Në fund, ajo ka pyetur:

“Apo, luftimi i korrupsionit vlen për të gjithë, përveç teje, kryeministër”?

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...