Live

Kim Kardashian-it i ndodh e papritura

09:28 / 08 Gusht 2023

Nga Kosova Live

Kim Kardashian ka disa kohë që nuk po mund të ushtrojë shumë. Ylli i reality ka thyer shpatullën. Kështu shkroi vet blogerja në një postim në Instagram Stories.

“Kam thyer shpatullën andaj kam disa javë që nuk kam shkuar në palestër”, tha 42-vjeçarja, transmeton kosovalive.net.

Përveç kësaj, Kardashian ndan një video të trajneres së saj personale, Melissa Alcantara, ku shihet duke e ndihmuar të shërohet.

“Do të të ndihmoj, mamacita”, shkroi Alcantara në përgjigje të mesazhit të Kardashian.

Shpërndaje në

U Kopjua