Live

Klinaku: Gjykata Speciale gjykon vetëm shqiptarët, por jo krimet e kryera nga serbët në  Kosovë

14:57 / 24 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku në protestën kundër Gjykatës Speciale, pas dënimit të ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafa, me 26 vjet burgim, tha se kjo gjykatë nuk gjykon krimet e kryera në Kosovë.

“Gjykata Speciale gjykon vetëm shqiptarët, por jo krimet e kryera në Kosovë. Jo krimet dhe masakrat që i ka shkaktuar pushtuesi serb ndaj civilëve. Ajo gjykon luftën çlirimtare, gjykon vetëm UÇk-në kjo organizatë duke e quajtu edhe ndërmarrje e përbashkët kriminale”, tha ai.

Tutje ai përmendi edhe emrat e themeluesëve të UÇK-së të cilët po mbahen padrejtësisht prapa grilave në Hagë.

“Themeluesit dhe udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, Salih Mustafa e Pjetër Shala gjenden prapa grilave në Hagë dhe siç u tha gjykohet lufta jonë e nuk gjykohen krimet dhe masakrat e pushtuesit serb.

Klinaku kujtoj se Organizata e dala nga lufta kanë qenë gjithmonë kundër kësaj gjykatë dhe kanë protestuar gjithmonë kundër kësaj gjykate.

Ai përmendi edhe Nasim Haradinaj e Hysni Gucatin të cilët kjo gjykatë I dënoj padrejtësisht, pohoi Klinaku.

Shpërndaje në

U Kopjua