Live

Klinaku i reagon Konjufcës: S’ka ma turp sesa pushteti me organizu protesta

10:16 / 09 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar ndaj deklartës së kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca i cili tha se do të dal në rrugë për ta ndaluar Asociacionin mono-etnik.

Klinaku ka thënë se Asociacioni nuk ndalet me populizëm.

Ai ka thënë se është turp që pushteti të organizojë protesta, kur ka në duar mundësitë për ta penguar formimin e Asociacionit.

Shkrimi i tij:

Formimi i asociacionit nuk pengohet me populizma. Nuk keni bërë asgjë për ta penguar atë. E keni çuar Lajçakun në qiell deri më tani, por asnjëherë nuk e keni futur Kosovën Lindore në tavolinë të bisedimeve.

Kur nuk keni qenë e nuk jeni për zgjidhje tjetër, mundesh me qëndru për çdo ditë në rrugë, por zgjidhje nuk ka e status-quo mbetet.

Ku ka më turp se pushteti me organizu protesta, kur i ka pasur e i ka mekanizmat për ta penguar asociacionin me anë të një zgjidhjeje tjetër.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...