Live

Knaus: BE bullizon ish të burgosurin e Millosheviqit, simpatizon ish-ministrin e tij

21:12 / 23 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Presidenti i Iniciativës Evropiane për Stabilitet, Gerald Knaus, ka kritikuar qasjen e Bashkimit Evropian karshi Kosovës.

Në një postim në Twitter, ai tha BE bullizon një ish-të burgosur të Millosheviqit, e në të njëjtën kohë të magjepset nga një ish-ministër i Millosheviqit, duke iu referuar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai ka thënë se kjo është e rrezikshme. 

“Strategjia e BE-së për Kosovën: bullizoni një ish-të burgosur politik të Millosheviqit, Albin Kurtin, ndërsa simpatizoni ministrin e Millosheviqit nga lufta e vitit 1999 në Kosovë. Kjo është dritëshkurtër dhe e rrezikshme, hedhje e benzinës në zjarr”, ka shkruar Knausi në Twitter.

Shpërndaje në

U Kopjua