Live

Koci thotë se njerëzit po frikësohen të aplikojnë për postin e drejtorit të Policisë: Vetëm 5 persona nga 160 të kualifikuar kanë aplikuar

10:30 / 12 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Avokati i njohur kosovar, Arianit Koci përmes një postimi ka pretenduar se njerëzit po frikësohen të aplikojnë për pozitën e drejtorit të Policisë.

Sipas Kocit, vetëm 5 persona nga 160 të kualifikuar kanë aplikuar për këtë pozitë, shkruan kosovalive.net

“Aplikoni. Mos u tutni. Merrni përgjegjësi!”, ka shkruar Koci ndër të tjera në postimin e tij.

“Për postin e Drejtorit të Policisë, kanë aplikuar vetëm pesë individ. Të kualifikuar për të aplikuar për këtë pozitë, janë së paku 160 persona. E pse na ka dalë zani që lakmojmë poste të larta? Aplikoni. Mos u tutni. Merrni përgjegjësi!”, ka shkruar avokati në postimin e tij. /kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua