Live

Koha kur zv/ministri i Qeverisë Kurti turpërohej para kamerave nga ambasadori francez

10:45 / 13 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Zëvendësministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Bardhyl Dobra, i është publikuar një video në të cilën shihet duke pasur vështirësi gjatë përkthimit nga gjuha frënge në gjuhën shqipe.

Në një video të realizuar para më shumë se 10 viteve, Dobra kishte hasur në një moment jo të rehatshëm gjatë punës së tij si përkthyes.

Ai ishte larguar nga përkthimi prej ish-ambasadorit të Francës në Kosovës, Jeans Francois Fitou, gjatë një deklarimi për KTV.

Ish-ambasadorit Fitou, sipas videos, duket se nuk i pëlqen aspak përkthimi i Dobrës, saqë detyrohet ta largojë me forcë atë nga përkthimi. Diplomati dëgjohet duke u ankuar në përkthim deri në momentin kur vendos që ta largojë krejt nga përkthimi Dobrën.

Dobra aktualisht është zëvendësministër i Punëve të Brendshme dhe në prezantimin që ishtë bërë për emërimi i tij në këtë pozitë, thuhej se ai, përveç gjuhës shqipe, i flet edhe gjuhët frënge dhe angleze.

Nuk dihet nëse tanimë Dobra është përmirësuar në përkthim nga gjuha frënge.

Bardhyl Dobra është i përzgjedhuri i Qeverisë së Kosovës për reformat në administratën shtetërore. Ai është në krye të procesit të reformave, të cilat përfshijnë hartimin e Ligjit për Pagat dhe Zyrtarët Publikë, si dhe ligje të tjera të ndërlidhura me administratën.

Shpërndaje në

U Kopjua