Live

Koha që të prodhoni vetë energjinë tuaj – Konsultohuni me ESCO Solar

09:36 / 13 Tetor 2023

Nga Kosova Live

Këshilla, projektimin dhe realizim të projekteve të energjisë së ripërtëritshme – ESCO Solar

Sistemet fotovoltaike

Energjia fotovoltaike për prodhimin e energjisë elektrike nga rrezet e diellit, është një ndër burimet më të përdorura dhe me rritjen më të madhe aktualisht në botë.

Ju keni mundësinë të bëni zgjidhje për konsumin tuaj të energjisë.

Përmes një sistemi fotovoltaik ju mund të mbuloni pothuajse tërë kërkesen që ka shtëpia apo biznesi juaj për energji, poashtu të keni komoditetin të shpenzoni më shumë dhe të mos brengoseni për faturat e juaja të energjisë.

Por gjithashtu ju mund të bëni zgjidhje edhe për rastet kur ka shkëputje të energjisë nga rrjeti elektrik, kjo bëhet duke e shtuar si pjesë të sistemit tuaj fotovoltaik edhe baterinë.

ESCO 

ESCO Solar,   kompani inxhinierike premium, specializuar në konsulencë, inxhiniering dhe realizim të projekteve të energjisë së ripërtëritshme. Kompani inovative e themeluar nga ekspertë gjerman dhe italian, dhe që vepron në Kosovë që nga fillimi i përdorimit të energjisë solare.

Duke qenë kështu kompania e parë që realizon sistemin e parë fotovoltaik të lidhur në rrjet përmes skemës ligjore NET Metering, që do të thotë që energjia e tepërt që prodhohet nga sistemi fotovoltaik, hudhet në rrjet dhe konsumatorit i zbritet në faturë të energjisë.

Takohu me ESCO online sy më sy

Ju mundëson që të kshilloheni online përmes thirrjes me video call apo përmes thirrjes telefonike.

Pra edhe nëse jeni në diasporë, apo thjesht nuk keni kohë për një takim në zyre, dhe dëshironi që të informoheni nga komoditeti i shtëpisë tuaj, ju ftojmë që të caktoni një termin me një nga eskpertët e ESCO Solar.

Në takim mund të:

-Informoheni për gjitha detajet rreth sistemeve fotovolatike.

-Informoheni rreth financimeve përmes bankës, ose granteve të ndryshme,

-Këshilloheni se çfarë sistemi ju përshtatet juve për shpenzimet e juaja të energjisë elektrike,

-Sa kurseni me sistem fotovoltaik,

-Sa kohë merr kthimi për sistemin e juaj fotovoltaik,

-Apo të merrni ofertë individuale për objektin tuaj rezidencial ose komercial./Kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua

Të tjera nga Ballina