Live

“Komandant Suprem, ju presim”, në veri shfaqen posterë të Vuçiqit

11:16 / 30 Qershor 2024

Nga Kosova Live

Në veri të Kosovës, mëngjesin e sotëm janë shfaqur disa posterë me imazhin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në këto postera ku shihet Vuçiq, shkruhet edhe mesazhi “Komandant Suprem, ju presim”, raporton mediumi serb lokal “Kosovo Online”.

Këto postera janë shfaqur në katër komunat veriore, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe veri të Mitrovicës.

Të njëjtat janë vendosur në muret e ndërtesave, shtëpive, lokaleve dhe hapësira të tjera publike.

Shpërndaje në

U Kopjua