Live

Komuna e Gjilanit vendos t’i mbështesë lehonat dhe të porsalindurit prej 100 deri në 500 euro

10:08 / 18 Prill 2024

Nga Kosova Live

Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se komuna që ai udhëheq ka vendosur që për herë të dytë t’i mbështesë nënat lehona për fëmijët e lindur gjatë këtij viti.

Hyseni tha se mbështetja do të jepet për të gjithë fëmijët e lindur nga data 1 janar 2024 e tutje.

“Lindja e parë – 100 euro, lindja e dytë – 200 euro, lindja e tretë – 300 euro, lindja e katërt – 400 euro dhe lindja e pestë – 500 euro. Aplikimi mund të bëhet përgjatë gjithë vitit, deri në muajin dhjetor 2024″, tha Hyseni.

Ndërsa, drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Doruntina Hasani tha se komuna ka vendosur që t’i subvencionojë me nga 100 euro çdo lindje.

“Kemi vendosur të subvencionojmë me nga 100 euro çdo lindje. Kjo është për fëmijët e lindur nga 1 janari i këtij viti deri me 31 dhjetor”, tha Hasani.

Shpërndaje në

U Kopjua