Live

Sami Lushtaku: Gati çdo javë, edhe në 2 ose 3 të natës shkoj të varret e shokëve

08:44 / 01 Maj 2024

Nga Kosova Live

Në 25 vjetorin e rënies së Ilaz Kodrës, bashkëluftëtari i tij Sami Lushtaku ka kujtuar momentet me të.

Lushtaku ka thënë se në shenjë mirënjohje për të rënët, shkon gati çdo javë në 2 e 3 të natës tek varret e shokëve të rënë për lirinë që ne e gëzojmë sot.

“Unë gati nuk po them çdo ditë, por në javët ndoshta edhe në 2 e në 3 të natës shkojë para varreve të shokëve”, ka thënë Lushtaku.

Ai ka thënë se ideali i luftëtarëve dhe të rënëve për lirinë është realizuar në 95 për qind.

“Për secilin pjesëtarë të UÇK-së për secilin shqiptarë, unë mendojë se ideali i atyre burrave që kanë rënë, është realizuar 95 për qind. Baballarët tonë nuk e kanë menduar asnjëherë që do të ketë President të Kosovës, Kryeministër, Polici të Kosovës që do të ketë edhe Ushtri të Kosovës.

Unë mendojë që familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të Kosovës kjo i bën me u ndje edhe më mirë, por edhe të lumtur se gjaku i tyre nuk ka shkua huq”, është shprehur Lushtaku në Kanal 10.

Shpërndaje në

U Kopjua