Drejtoria e Arsimit në komunën e Prishtinës ka shpallur konkursin për drejtorë, zv/drejtorë të disa shkollave të mesme dhe institucioneve parashkollore
Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prishtinës ka shpallur konkurs për drejtorë, zv/drejtorë të disa shkollave të mesme dhe institucioneve parashkollore.
Për drejtor të shkollave të mesme të larta janë hapur pozita të lira në shkollat: “Prenk Jakova”, “28 Nëntori”, “Gjin Gazulli”, “Dr. Ali Sokoli” “,“Eqrem Çabej”, “Medreseja Alauddin” dhe zëvendësdrejtor në “Ahmet Gashi”.
Derisa, është rishpallur konkursi për drejtor në shkollat: “Hoxhë Kadri Prishtina”, “Gjimnazi i Specializuar Matematikor”, “7 Shtatori” dhe zëvendësdrejtor në “Hoxhë Kadri Prishtina”.
Pozita për drejtorë janë shpallur edhe në institucionet parashkollore si: IP “Dielli”, “Yllkat”, “Xixëllonjat”, “Buzëqeshja”, “Ardhmëria”, “Gëzimi Ynë”, “Fatosat”, “Lulevera”.
Sipas të dhënave në këto konkurse, kohëzgjatja për këto emërime do jetë për 4 vite.
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data e publikimit të konkursit më 14.03.2023 deri më datën 28.03.2023.
Në detaje të këtij konkursi potencohet se kandidati/ja në një konkurs publik ka të drejtë të aplikoj në një e më shumë shkolla. Në raste të tilla përgatit dokumentacion të ndarë për secilën shkollë ku aplikon.
Në maj të vitit 2022, Komuna e Prishtinës bëri të ditur se drejtorët dhe zv.drejtorët do të përzgjedhen në bashkëpunim me ambasadën e Britanisë së Madhe në Kosovë.