Live

Komuna e Prishtinës sivjet nis vizitat te shtatzënat dhe fëmijët deri në 3 vjeç

08:54 / 21 Janar 2023

Nga Kosova Live

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku, ka thënë se këtë vit ka filluar programi “vizitat shtëpiake për gratë shtatzëna dhe fëmijë deri në 3 vjeç”, ndërsa synojnë që për një t’i kryejnë rreth 12 mijë vizita.

Sadiku për Ekonomia Online tha se përkundër që Prishtina ka mungesë të kapaciteteve njerëzore, janë të bindur në suksesin e këtij programi.

Ai thotë se synim kanë parandalimin e sëmundjeve dhe se në këtë program do të jetë e përfshirë e tërë Prishtina me fshatrat përreth.

“Përkundër vështirësive që ka sidomos kapacitet njerëzore, ne kemi vendosë me fillu këtë program duke parë rëndësinë e tij që ka për arsye se ky program parasheh sistemin e parandalimit të sëmundjeve”, tha Sadiku.

Sadiku gjithashtu theksoi se ky program ka kushtuar diku rreth 450 mijë euro por që nuk mund të vlerësohet saktë për shkak se është viti i parë.

“Programin ne e kemi ndarë si fond diku rreth 450 mijë euro prej Ministrisë së Shëndetësisë si fond që ka ndarë Ministria për këtë projekt për Prishtinën, sa do të kushtojë është viti i parë i punës tonë dhe në fund të vitit ne do ta japim një kalkulim”, tha drejtori i shëndetësisë.

“Në këtë program do të jetë e përfshirë e tërë Prishtina, pra bashkë me fshatrat e saj dhe në muaj parashihen që të bëhen 12 mijë vizita, pasi në Prishtinë numri i të lindurve për një muaj shkon deri në 4 mijë”, u shpreh Sadiku.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...