Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani ka konfirmuar çmimet e reja të derivateve të në Kosovë: çmimet e naftës shiten me çmim nga 1.44 euro deri në 1.51 euro.
Berjani, ka thënë se çmimi i benzinës aktualisht varion nga 1.30 euro deri në 1.38 euro.
Ai ka thënë se çmimi i derivateve të naftës pritet të bie edhe më shumë gjatë ditëve në vijim.
“Ka rënie te çmimit ne berzë dhe tregjet ndërkombëtar dhe po reflekton te ne në Kosovë. Ditët në vijim pritet të ketë rënie të çmimeve”, ka thënë ai.
“Sipas informatave nga organizata prodhuese OPEC. Nga fundi i marsit pritet te ketë stabilizim te tregut”, ka deklaruar Berjani për paparacin.