Live

Konfiskohen mbi një mijë telefona iPhone e mbi 800 Samsung, të kontrabanduar

13:39 / 12 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Dogana ka konfiskuar mallra të kontrabanduar në fshatin Sadovinë të Vitisë, ku në një automjet transportues janë gjetur 1,110 copë telefona të mençur të llojit iPhone X, iPhone 11 Pro dhe XS Max, si dhe 844 telefona të llojit Samsung J6, A, M dhe S.

Në automjet po ashtu janë gjetur ekrana për telefona të mençur.

Sipas Doganës, vlera e këtij malli llogaritet të jetë mbi 18 mijë euro, transmeton Klankosova.tv.

Rasti është referuar tek hetimet për trajtim të mëtejmë.

Shpërndaje në

U Kopjua