Live

Konfjuca i tha që merr pjesë në marrsh,flet organizatori i Marshit për Drejtësi

08:09 / 06 Prill 2023

Nga Kosova Live

Organizatori i Marshit për Drejtësi, Ismail Tasholli ka thënë se kishte kontaktuar personalisht me kryeparlamentarin Glauk Konjufca duke i kërkuar të njëjtit të merrte pjesë në marshin për liri me ç’rast, të mbante një fjalim publik.

Tasholli për Dukagjinin ka treguar përgjigjen e Konjufcës.

“Kam kontaktuar personalisht me Glauk Konjufcën i kam thënë ‘zotëri faleminderit shumë për përkrahjen. A bën me marrë pjesë në rendin e parë me mua aty?’. Edhe një kërkesë tjetër. ‘A bën me fol ti në binë sepse do të ishte shumë e rëndësishme që qytetarët të marrin mesazh unifikimi edhe prej pozitës, edhe prej opozitës për një temë që nuk duhet të na ndajë’… Glauku më tha që me marrë pjesë do të marrë pjesë për me mbajt fjalimin do ta mendojë”, ka treguar Tasholli.

Marshi për Drejtësi që u mbajt të dielën mblodhi mijëra njerëz në sheshet e Prishtinës.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca kishte përkrahur këtë marsh, e po ashtu edhe partia ku ai bën pjesë, Lëvizja Vetëvendosje.

Shpërndaje në

U Kopjua