Live

Konjufca në Strasburg: Morëm mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

21:08 / 24 Janar 2023

Nga Kosova Live

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është duke qëndruar për vizitë në selinë e Këshillit të Evropës, në Strasburg të Francës.

Kunjofca ka thënë se gjatë takimeve të ndryshme që ka zhvilluar atje, i është ofruar mbështetje në përpjekjet për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

“Sot ishte dita e parë e vizitës në selinë e Këshillit të Evropës, në Strasburg të Francës. Bashkë me nënkryetaren e Kuvendit dhe kryesuesen e delegacionit të Kosovës, Saranda Bogujevci, si dhe anëtarët – Ariana Musliu Shoshi, Besnik Tahiri e Enis Kervan, u mirëpritëm në një takim të veçantë nga Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Tiny Kox dhe Sekretarja e Përgjithshme, Despina Chatzivassiliou”.

Tutje, ai tregon se ka zhvilluar takime të veçanta me Kryesuesin e Komisionit për Çështje Politike dhe Demokraci, Zsolt Németh, Kryesuesin e Grupit Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën, Iulian Bulai, me deputetin nga radhët e delegacionit gjerman në APKE, Knut Abraham, si dhe me George Papandreun nga radhët e delegacionit grek, njëherësh edhe raportues për Ballkanin Perëndimor.

“Në këto takime diskutuam për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, mbështetjen e nevojshme që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit, progresin për respektimin dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit, gjë që dëshmohet nga raportet ndërkombëtare, si dhe tema të tjera me interes për thellimin e bashkëpunimit me Këshillin e Evropës”.

“Takimet përmbajtjesore, të hapura dhe të sinqerta ishin mundësi e mirë për shpalosjen e të arriturave dhe objektivave të Republikës së Kosovës drejt integrimit euroatlantik”.

“Morëm mbështetje për përpjekjet tona që të anëtarësohemi në KiE, e po ashtu u vlerësua rëndësia dhe domosdoshmëria e anëtarësimit pa vonesë të Republikës së Kosovës në këtë organizatë”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...