Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka pritur në takim Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport.
Në këtë takim është diskutuar për punën e legjislativit, ku kreu i kuvendit ka theksuar si prioritet reformimin e sistemit zgjedhor.
“Kryetari Konjufca, pasi e falënderoi ambasadorin Davenport për mbështetjen e deritashme të Kuvendit nga ana e Misionit të OSBE-së, theksoi se një ndër prioritetet kryesore të kësaj legjislature është reformimi i sistemit zgjedhor dhe shprehu përkushtimin për intensifikimin e bashkëpunimit të ndërsjellë”, thuhet në kumtesë.