Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, nesër pritet të takohet me të dërguarin Special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Në njoftimin për media bëhet e ditur se ky takim pritet të zhvillohet me fillim nga ora 10:20.
“Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin e SHBA-së, Gabriel Escobar”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, Escobar nesër pritet që të takohet edhe me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, takim ky që do të nis në ora 09:00.