Live

Konjufca optimist për votimin sot në Asamblenë Parlamentare: S’ka kushte tjera shtesë, ka qenë vetëm ai për Manastirin e Deçanit

14:16 / 16 Prill 2024

Nga Kosova Live

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është optimist që sot Kosova në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës do ta kaloj edhe hapin e dytë, për të shkuar më pas tek ai i fundit, më 16 maj, shkruan Reporteri.net.

Kryeparlamentari Konjufca nuk mendon se është e ndershme për Kosovën që të ketë kushte tjera shtesë.

“Sot jam shume optimist që Kosova do ta kaloj këtë hapin e dytë të madh sepse pastaj mbetet edhe i treti. Sa i parket këto që i keni dëgjuar edhe ju si kushte, nuk mendoj që ato janë në raportin e zonjës Bakoyannis, nuk mendoj që është e ndershme për Kosovën të përjetoj kushte të tjera shtesë nga ato që mund t’i lexoni vetë raportin të cilët e kanë përpiluar ekspertët e Këshillit të Evropës. Ata ekspert eminentë prej vetë KiE-s janë mandatuar që me ardhë në Kosovë dhe me vlerësuar se çfarë niveli janë demokracia, të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit, që janë tri shtyllat më të rëndësishme të KiE”, tha Konjufca para gazetarëve.

Ai shtoi se Dora Bakoyannis, në raportin e saj për Kosovës është theksuar që është vetëm një kriter, dhe ai ishte Manastiri i Deçanit, që siç tha ai Kosova e zgjidhi si çështje.

Konjufca tha se do të ishte e papranueshme nëse qeveritë e shteteve tjera do të donin kushte tjera, pasi siç tha ai do të ishte dëmtim i qëllimshëm i Kosovës.

“Pasi e kanë bërë raportin ekspertet eminent kanë treguar gjendjen e cila është në Kosovë, ndërsa Bakoyannis mbi të dhënat e tyre e ka ndërtuar raportin e saj e cila thotë që Kosova e ka vetëm një kriter, sa i përket anëtarësimit e kriteri është Manastiri i Deçanit që ne e zgjidhem si çështje. Nuk ka kushte të tjera shtesë, nëse shtetet tjera dëshiroje qeveritë e tyre të vendosin kushte shtesë, atëherë kjo mendoj që është e papranueshme. Është dëmtimi i qëllimshëm i Kosovës edhe interesit të saj dhe nuk është fare e mirëpritur kur vetë KiE na ka mirëpritur, kur vete zonja Bakoyannis që vjen nga një shtet mosnjohës, që thotë vetëm manastiri është kusht dhe na vendosin kushtet të tjetra”, u shpreh ai.

Lidhur me votimin e sotëm sot për raportin i cili rekomandon anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës ka folur edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Vjosa Osmani në një postim të bërë në platformën “X” ka thënë se kushdo që beson në një të ardhme që mbështet vlerat e demokracisë dhe të të drejtave të njeriut do të votojë pro Kosovës për anëtarësim në KiE.

“Sot, anëtarëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës u jepet mundësia të dërgojnë një mesazh të fuqishëm se Evropa qëndron e fortë në përkushtimin e saj ndaj demokracisë dhe të drejtave të njeriut! Secili që beson vërtet në një të ardhme që mbështet këto vlera do të votojë në favor të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës”, ka shkruar Osmani në “X”.

Shpërndaje në

U Kopjua