Kryetari i Kuvendit Glauk Konjuca sot votoi në zgjedhjet e brendshme të LVV-së. Nuk ngurroi ta glorifikoj këtë proces zgjedhor, duke e quajtur demokratik e jo sa për sy e faqe.
Konjufca madje tha se “një lidership i suksesshëm nuk sfidohet nga anëtarësia. Nuk është anti-demokratike. Një lidership i suksesshëm nuk sfidohet nga anëtarësia”, ka thënë Konjufca pas votimit.
“Për Kryetar të VETËVENDOSJE, sot vetëm Albin Kurti nuk ka kundërkandidat. Jo për shkak të asaj që thonë oponentët tanë politikë, por sepse ky ishte qëndrimi i të gjithë anëtarëve tanë të partisë, pa përjashtim. Shtoja kësaj që, kandidimi i dikujt vetëm sa për sy e faqe, nuk i shërben demokracisë, por përkundrazi e dëmton seriozisht atë”, shkroi ndër tjerash Konjufca./kosova.live/