Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca do të marrë pjesë në Samitin e Dytë për Demokraci që do të mbahet më 29 dhe 30 mars në Washington.
Kjo është bërë e ditur nga këshilltari i tij, Ilir Kërçeli.
“Në kuadër të aktiviteteve të këtij Samiti, Partneriteti për Demokraci i Dhomës së Përfaqësuesve (HDP) do të organizojë një pritje për lidershipin dhe deputetët e parlamenteve të shteteve që janë partnere të HDP-së dhe shteteve të tjera”, ka bërë të ditur ai.
Kërçeli po ashtu njoftoi se Konjufca si pjesëmarrës në këto aktivitete do ta shfrytëzojë këtë platformë për të zhvilluar takime me përfaqësues të ndryshëm të Kongresit Amerikan dhe përfaqësues politik të shteteve të tjera duke përfshirë edhe ato që nuk e kanë njohur ende shtetin e Kosovës.
“Kryeparlamentari Konjufca do të marrë pjesë në Samitin e Dytë për Demokraci që do të mbahet më 29-30 mars në Uashington.
Në kuadër të aktiviteteve të këtij Samiti, Partneriteti për Demokraci i Dhomës së Përfaqësuesve (HDP) do të organizojë një pritje për lidershipin dhe deputetët e parlamenteve të shteteve që janë partnere të HDP-së dhe shteteve të tjera.
Kryeparlamentari Konjufca si pjesëmarrës në këto aktivitete të Samitit, do ta shfrytëzojë këtë platformë për të zhvilluar takime me përfaqësues të ndryshëm të Kongresit Amerikan dhe përfaqësues politik të shteteve të tjera duke përfshirë edhe ato që nuk e kanë njohur ende shtetin e Kosovës”, ka shkruar ai.
Në Samitin e Dytë për Demokraci pjesëmarrëse do të jetë edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Ajo do të jetë në mesin e 10 liderëve që do të jenë ndër folësit kryesorë në këtë Samit. /Reporteri.net/