Live

Konsulenti i Osmanit e “profesori” i Kurtit e pëlqejnë statusin ku Robelli sulmon brutalisht Escobarin

17:19 / 19 Nëntor 2022

Nga admin

Enver Robelli, publicist e gazetar që jeton në diasporë, ka bërë një shkrim jashtëzakonisht problematik, në të cilën merret edhe me Gabriel Escobar, i dërguar i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor. Në statusin 702 fjalësh, Robelli sulmon kryesisht William Montgomery, ish-ambasador amerikan në Kroaci, por në fund e lidh edhe Escobarin me “të paligjshmet” e Montgomeryt.

E akuzat e shumta që për burim kanë një shkrim të revistes “Vreme” të vitit 2010, në të cilën Robelli e lidh Montgomeryn me “palë të dyshimta”, që nënkuptueshëm lexohen si sektor të krimit të organizuar të lidhura me politikanë, duket t’i kenë pëlqyer shumë personave. Por dy individë, për shkak të funksioneve dhe lidhjeve të tyre me pushtetin, janë të rëndësishëm për t’u diskutuar.

Bekim Sejdiu, konsulent i rekrutuar nga Ambasada Norvegjeze në Prishtinë për Presidencën e Kosovës që udhëhiqet nga Vjosa Osmani, dhe Enis Sulstarova, aktivist i LVV-së dhe njëherit “mik e profesor” i kryeministrit Albin Kurti.

Të dy kanë pëlqyer këtë status, duke nënkuptuar se pajtohen me akuzat e Robellit kundrejt Escobarit dhe ish-ambasadorit amerikan. Pra një konsulent i Vjosa Osmanit dhe një mik i Albin Kurtit u pajtuan nëpërmjet pëlqimit me “goditjet” në formë akuzash të Robellit për të dërguarin e posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor

Në fakt, për Sejdiun, që përveç konsulent i Osmanit, është edhe profesor në UP, Nacionale ka shkruar edhe më parë. Në një status, ku fliste për një dokumentar të RTSH-së për marrëdhëniet Shqipëri-Kinë, z.Sejdiu i dha një “këshillë” falas Shqipërisë.

Në një kohë kur flitet për një çarje në marrëdhëniet mes Kosovës e ShBA-së, konsulenti i Presidencës zgjodhi që ta komentonte marrëdhënien që duhet ta kenë Kosova e Shqipëria me Kinën.

Ai shkroi se Shqipëria e Kosova kanë interes të kenë marrëdhënie normale me Kinën, ndonëse nuk shpjegoi se ç’nënkupton ky “normalitet marrëdhëniesh”.

“Po kthehem tek e para, Shqipëria (sikurse edhe Kosova) ka interes të ketë marrëdhënie të paktën normale me Kinën.

Por, është e shëndetshme me i kursy emocionet, sepse po mbetemi pa to duke i shpërndarë në shumë drejtime”- shkroi z.Sejdiu kohë më parë.

Por edhe një paragraf ishte më rëndësi në këtë status, që për burim duket ta ketë irritimin me dokumentarin. Z. Sejdiu pati një këshillë jashtëzakonisht të qëlluar, që nuk dihet nëse të njëjtën ia ka ofruar presidentes Osmani.

“Shtetet e vogla duhet të shmangin rrezikun e te qenit irritues ne marredheniet ne mes te fuqive te medha dhe ky është mësimi themelor për shtetet e vogla në marrëdhëniet ndërkombëtare. Për shtetet e vogla, mjafton të dinë ku të rreshtohen dhe të qëndrojnë në rresht, pa ekuivoke, kalkulime apo mëdyshje ideologjike apo gjeo-politike”- këshilloi publikisht konsulenti Sejdiu.

Kujtojmë që në një përgjigje të mëhershme, Sejdiu kishte pranuar se ishte angazhuar si konsulent/ekspert në Presidencën e Kosovës, duke sqaruar se ai nuk ishte pjesë e Kabinetit të Osmanit.

Ndërsa Enis Sulstarova është një figurë e respektuar në LVV. Është aq e respektuar sa Kurti, ndonëse kryeministër, gjeti kohë të shkojë në një promovim të librit mbi nacionalizmin të Sulstarovës, që është ligjërues universitar.

“I kërkoj falje Prof. Bekim Baliqit që ia ndërpreva fjalimin sot në Fakultetin Filozofik. Por, edhe unë isha brenda temës: promovimi i librit “Nacionalizmi” i Enis Sulstarovës, të cilin nuk e di se a e kam më shumë mik apo profesor, por sigurisht që të dyja këto. Studentëve e të pranishmëve të tjerë u thashë kushdo që don të merret me politikë, por edhe kushdo që nuk don të merret me politikë, për shkak të historisë apo për hir të ardhmërisë, duhet ta dëgjojë e lexojë profesorin e sociologjisë Enis Sulstarova.”, kishte shkruar më 25 tetor të këtij viti Kurti.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Falbini2017%2Fposts%2Fpfbid027RTVfHX94mfFxGcvdAuzN2phFLUMwPieVTKTaEnK4f8jZZHY73djhAdwF8ffzUxkl&show_text=true&width=500

Sulstarova është aktivist i LVV-së në Shqipëri, apo pjesë e asaj që Lumir Abdixhiku i LDK-së po e quan si “grupi i Tiranës”./nacionale/

Shpërndaje në

U Kopjua