Live

Korrje shirjet, rendimenti i grurit këtë vit paralajmërohet të jetë në sasi rekorde

11:17 / 05 Korrik 2024

Nga Kosova Live

Viti 2024 për sa i përket korrjes së grurit, paralajmërohet të jetë goxha i bereqetshëm, shkruan Kosovalive.net.

Këtë e ka thënë Ministri i Bujqësisë, Faton Peci.

Peci teksa ka njoftuar se do të marrë pjesë në fushatën e korrje-shirjeve që nisë sot në Novolan të Vushtrrisë, ka thënë se “për herë të parë Kosova sivjet do të sigurojë bukën e motmotit pasi korrje-shirjet po japin rezultate të mira.

“Jam rrugës për në Novolan të Vushtrrisë, aty ku zyrtarisht po fillojmë fushatën për korrje-shirjeve për këtë vit. Në vizitën e 287-të prej që jam ministër, të dhënat nga terreni tregojnë që fatbardhësisht për herë të parë në historinë e Kosovës së pasluftës, ne sigurojmë bukën e motmotit. Një angazhim i tillë është falë përkrahjes së Qeverisë, punë së fermerëve dhe begatisë prej Zoti”, ka thënë Peci.

Subvencionimi i fermerëve është vlerësuar po ndikon në rritjen e sipërfaqeve të punueshme në vitet e fundit. Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, dy ditë më parë bëri të ditur se tashmë ka filluar ekzekutimi i pagesave të subvencioneve për fermerët kosovarë.

3906 fermerë do të përfitojnë nga pagesat  që ka filluar Ministria e Bujqësisë. Vlera e përgjithshme e pagesave kap shifrën e 3.8 milionë eurove.

Vitin e kaluar, Peci kishte treguar se për ata që mbjellin grurë do të jepen subvencione 474 euro për hektar, për misër 329 euro për misër, 654 euro për patate dhe 654 euro për fasulen./Kosovalive.net.

Video e korrje shirjeve në vende të ndryshme të Kosovës prodhuar nga Kosovalive.net:

Shpërndaje në

U Kopjua