Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, po qëndron në vizitë zyrtare në Bangladesh.
Zëvendësministri Ahmeti, filloi aktivitetet në Dhaka me vizitë në Muzeun Memorial të Bangabandhu Sheikh Mujibur Rahman.
Me këtë rast, Zëvendësministri Ahmeti, bëri homazhe dhe shprehu respektin e tij në librin e kujtimeve për themeluesin e shtetit të Bangladeshit.
Përgjatë kësaj vizite, z. Ahmeti do të drejtojë konsultimet politike mes Ministrive të Jashtme dhe do të takohet me dikastere të ndryshme qeveritare dhe oda ekonomike.