Live

“Kosova duket se ecën mirë, po shkon aty ku duhet”, dalin pjesë të një interviste të patransmetuar të Kadaresë

08:38 / 04 Korrik 2024

Nga Kosova Live

Mbrëmë u publikua një pjesë e shkurtë e një interviste të papublikuar të Ismail Kadaresë, shkrimtarit të madh shqiptar që vdiq të hënën.

Duke iu referuar procesit reflektiv për një intervistë për gjendjen e Shqipërisë, Kadare shprehet se “Intervista të tilla janë shumë të vështira, sa edhe të pamundura disa herë”.

“Shqipëria është në një periudhë të qartësimit të saj, në një periudhë që përpiqet të zërë vendin e saj, atë vend që i takon”, thotë Kadare në një intervistë të patransmetuar për Top Chanel.

“Kosova duket se ecën mirë, po shkon aty ku duhet”, thotë Kadare.

Shkrimtari i madh shqiptar, u përcoll dje me  nderime për në banesën e fundit.

Para arkivolit të Kadaresë në Teatrin e Operës dhe Baletit, bënë homazhe familjarë, miq e liderë shtetërorë nga Shqipëria e Kosova.

Kandidati për Nobel në Letërsi, njihet si një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë, ai shquhet kryesisht për prozë, por kontributi i tij shtrihet edhe në dramaturgji, poezi dhe përkthime. Deri më sot veprat e tij janë përkthyer në rreth 45 gjuhë të ndryshme, duke qenë kështu përfaqësues kryesor i letërsisë shqipe nëpër botë. 

Shpërndaje në

U Kopjua