Live

Kosova fitoi bindshëm kundër Qipros, 5-1

02:57 / 28 Shtator 2022

Nga Kosova Live

Kombëtarja e Kosovës në futboll, fitoi bindëshëm ndaj Qipros, me rezultat 5-1. Me këtë fitore siguroi vendin e dytë në Ligën C.

Futbollistët e Kombëtares, bën një lojë impresive kundër Qipros, duke e ia mundësuar Kosovës edhe një shans në Ligën e Kombeve.

Pas vetëm 22 minutave lojë, ndezët stadiumi ‘Fadil Vokrri’ kur Florent Muslija shënon një supergol për epërsinë e Kosovës prej 1-0. Në finish të pjesës së parë, Donat Rrudhani dyfishon avantazhin e Kombëtares sonë në 2-0, rezultat më të cilin skuadrat shkuan në pushim.

Lojë mjaft të mirë djemtë e Kosovës bën edhe në fraksionin e dytë, duke shënuar edhe tre gola. Elbasan Rashani (47’) shënon për rezultatin 3-0, derisa për golin e katërt dhe të pestë u përkujdes super-ylli ynë Vedat Muriqi (52’, 84’), kurse, golin e vetëm për Qipron e shënoi Roberge (81′).

Përfundimisht Kosova mund Qipron dhe siguron vendin e dytë në Ligën C grupi 2, derisa në vendin e parë është Greqia, kurse, Qipro është e treta me pesë pikë aq sa ka edhe Irlanda e Veriut në vendin e fundit.

Shpërndaje në

U Kopjua