Live

Kosova paralajmëron Maqedoninë e Veriut

15:53 / 08 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala i ka dërguar një letër ministrit të Ekonomisë në Maqedoninë e Veriut, Kreshnik Bekteshi nëpërmjet së cilës e ka paralajmëruar për masa reciprocitet.

“Sot i kam dërguar letër ministrit të Ekonomisë të Maqedonisë së Veriut, z.Kreshnik Bekteshi dhe i kam kërkuar që sa më shpejt të largohen barrierat të cilat i ka vendosur ky shtet ndaj produkteve kosovare. Ndryshe ne do të shqyrtojmë masa reciprociteti”, ka shkruar Shala në “Facebook.

Kjo kërkesë vjen pasi Maqedonia e Veriut në qershor kishte vendosur taksë ndaj produkteve të peshkut që vijnë nga Kosova.

Ministri Shala ka paralajmëruar autoritetet e Maqedonisë së Veriut se në rast se barrierat nuk hiqen, Kosova do të kundërpërgjigjet.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...