Live

Kosova shënon 15-vjetorin e Pavarësisë

08:14 / 17 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Sot bëhen 15 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës, e cila është bërë më 17 shkurt të vitit 2008 në ora 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë.

Në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.

Ligjshmëria e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës për një kohë ka qenë temë e diskutueshme. Serbia duke kundërshtuar Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës kërkonte vlerësimin e vlefshmërisë ndërkombëtare dhe mbështetje për pozicionin e saj, gjoja se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës ishte e paligjshme.

Në vazhdën e kësaj ecurie, në tetor të vitit 2008, Serbia kërkoi një opinion këshillues nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Më 22 korrik të vitit 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë përmes një Vendimi Këshillëdhënës rikonfirmoi se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur asnjë nen të Ligjit Ndërkombëtar, raporton RTKlive.

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, ishte kurorëzim i një rrugëtimi të gjatë e të vështirë për qytetarët e Kosovës. Për vite me radhë qytetarët e Kosovës vuajtën pasojat e spastrimit etnik nga regjimi serb i Sllobodan Millosheviqit, gjë e cila rezultoi më një Luftë Çlirimtare (1997-99). Pas përfundimit të Luftës Çlirimtare të Kosovës u bë edhe vendosja e trupave paqeruajtëse ndërkombëtare në Kosovë.

Për të shënuar këtë ditë sot institucionet e Kosovës, sot do të organizojnë këto aktivitete:

08:00 Mbledhje festive e Qeverisë së Republikës së Kosovës

08:20 Ngritja solemne e Flamurit të Republikës së Kosovës

08:30 Nderime te Monumenti i të Pagjeturve

08:45 Homazhe te varri i ish Presidentit Dr. Ibrahim Rugova

08:50 Homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi

09:50 Homazhe në Kompleksin Memorial ‘Adem Jashari’ Prekaz

10:30 interpretim i Filharmonisë së Kosovës Kuvendi i Republikës së Kosovës

11:00 Seanca Solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës

11:20 Nderime te Monumenti i Policëve të rënë në detyrë

11:30 Nderime te Monumenti “Heroinat”

12:00 Parakalimi i Trupave të Forcës të Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës, Prishtinë

16:15 Ndezja e 1133 qirinjve para Teatrit Kombëtar në kujtim të fëmijëve të vrarë gjate luftës

17:00 Pritje shtetërore nga Presidentja e Republikës së Kosovës

20:15 Koncerti i Pavarësisë nga RTK Salla 1 Tetori

Pritje zyrtare në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës Tokio, Hagë, Paris, Stokholm, Dyseldorf

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...