Live

Kosovarët kanë votuar edhe nga Arabia Saudite: Kaq vota ka nga atje

23:22 / 16 Tetor 2019

Nga Kosova Live

Në zgjdhjet e jashtëzakonshme paramentare në Republikën e Kosovës, kanë votuar 15 mijë qytetarë kosovarë që jetojnë jashtë Kosovës, e kishte nga ata që votuan edhe nga Arabia Saudite.

Nga Arabia kanë votuar disa perosna mirëpo vetëm një votë është e vlefshme, duke pasur parasysh që shumë vota janë shpallur të pavlefshme.

Nga 35 mijë votues të regjistruar nga diaspora për pjesëmarrje në zgjedhjet e 6 tetorit, në fund, numri total i votave të vlefshme është mbi 13 mijë. 516 vota kanë arriut nga Suedia, 486 nga Italia, 421 nga Franca, 307 nga Belgjika, 289 nga SHBA, etj.

Mirëpo vota kanë arritur edhe nga disa shtete më të largëta si Mongolia 6 vota, Japonia 2 vota, Nigeria 1 votë, Siria 1 votë, Arabia Saudite 1 votë, Izraeli një votë, Armenia 1 votë, Kolumbia 1 votë.

Kjo është tabela me numrin e pakove me fletëvotime të aprovuara nga shtetet ku kanë votuar qytetarët e Kosovës./gazetametro.net

Shpërndaje në

U Kopjua