Live

KPM me rregullore të re, këto janë obligimet e mediave gjatë fushatës zgjedhore

20:55 / 02 Janar 2025

Nga Kosova Live

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), sipas obligimeve ligjore të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, ka nxjerrë Rregulloren KPM-2024/03 për obligimet e ofruesve të shërbimeve mediale gjatë fushatës zgjedhore.

Në njoftim thuhet se për të ndihmuar të licencuarit që të veprojnë në pajtim me Kreun VIII të Ligjit për Zgjedhjet si dhe Ligjin dhe aktet nënligjore të KPM-së gjatë procesit të zgjedhjeve në Republikën e Kosovës, KPM ka hartuar edhe një Letër Sqaruese lidhur me obligimet e Ofruesve të Shërbimeve Mediale Audiovizuele sipas Rregullores KPM-2024/03.

Tutje, thuhet se KPM njofton të gjithë ofruesit e shërbimeve mediale audio-vizuele se gjatë fushatës dhe heshtjes zgjedhore të zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të licencuarit e KPM-së duhet të veprojnë në pajtueshmëri me legjislacionin e KPM-së.

“OSHM-të (televizionet dhe radiot) të cilat vendosin të organizojnë programin e tyre gjatë fushatës zgjedhore do të deklarohen tek KPM nëse do të mbulojnë fushatën jo më larg se shtatë (7) ditë kalendarike para fillimit të fushatës zgjedhore (neni 6.2 i Rregullores KPM-2024/03). Gjithashtu, në pajtim me Ligjin për Zgjedhje, të licencuarit janë të obliguar të dorëzojnë në KPM ditarët për zgjedhje: Ditari A terminet pa pagesë, Ditari B terminet me pagesë. Ditarët plotësohen dhe dorëzohen në KPM të hënën e secilës javë për të raportuar për javën paraprake, sipas Nenit 11, paragrafi 3 i Rregullores KPM-2024/03. Në fund thuhet se një javë para fillimit të periudhës së fushatës zgjedhore, dërgohet çmimorja (listat e çmimeve) e aplikuar gjatë zgjedhjeve, sipas Nenit 9, paragrafi 3 dhe 4 i Rregullores KPM-2024/03″.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...