Komisioni Qendror Zgjedhor, ka bërë të ditur se në ora 16:00 do të bëjë certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit, raporton EkonomiaOnline.
Kjo pasi që Gjykata Supreme ka refuzuar kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje për numërim të një pjese të votave të ardhura nga diaspora.
“Sot, më 27 nëntor në orën 16:00, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të certifikojë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që janë mbajtur më 6 tetor 2019”, thuhet në njoftimin e KQZ-së..