Live

KQZ po pret vendimin e presidentes që t`i pezullojë aktivitetet

17:30 / 10 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), do të presë zyrtarisht vendimin e Presidentes së Republikës së Kosovës për të ndërmarrë hapat e nevojshëm në këto rrethana që ndërlidhen me ndërprerjen apo pezullimin e aktiviteteve përgatitore.

Këtë e ka konfirmuar për Kosovalive.net, Valmir Elezi zëdhënës i KQZ-së.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të presë zyrtarisht vendimin e Presidentes së Republikës së Kosovës për të ndërmarrë hapat e nevojshëm në këto rrethana që ndërlidhen me ndërprerjen apo pezullimin e aktiviteteve përgatitore. Për mbledhjen e radhës do t’iu njoftojmë me kohë”, tha ai për Kosovalive.net.

Ndryshe Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka njoftuar se është marrë vendimi për shtyrjen e zgjedhjeve në veri. Ato do të mbahen në prill të vitit të ardhshëm, derisa caktimi i datës së saktë do të bëhet në konsultim me institucionet e sigurisë.

Shpërndaje në

U Kopjua