Frashër Krasniqi nga Partia Socialdemokrate (PSD) ka thënë se Komuna e Podujevës e ka dërguar Policinë për t’ia larguar tendën.
“N’krejt Kosovën lirshëm e shpërndamë programin e PSD-së, veç n’komunën që qeveriset prej VV-së na e sollën policinë e inspeksionin me na largu nga sheshi”, ka thënë Krasniqi.
Përmes një video ai thotë se kjo ëshë duke u bërë për “inate politike”. /Express