Aktivisti i PSD-së, Frashër Krasniqi, e ka quajtur kryeministrin Albin Kurti gënjeshtarë.
Ai e ka kritikuar kryeministrin për ndryshim të qëndrimit ndaj politikani serb Oliver Ivanoviq, i cili dyshohet për krimet ndaj shqiptarëve.
Derisa ka prezantuar dy video ku kryeministri Kurti e quan Oliver Ivanoviqin kriminel, Krasniq ka thënë se Kurti këtë po e bën për përfitime politike.
“Është rrenc i madh dhe i han fjalët e veta krejt. Problemi është ky, këqyreni sa instrumentalizues është Abin Kurti. Ai sot e përdor Ivanoviqin për me tregu se gjeja nuk i trajton serbët në bllok si krejt të këqij. Pra, unë di me e dallu serbin e mirë prej serbi të keq. Mirëpo, në shërbim të agjendës së vet, duke qenë instrumentalizues. Ai është në gjendje me e marr një njeri që është akuzuar dhe dënur prej EULEX-it për krime lufte dhe me ta shpall hero. Pra, gjithçka është në gjendje më bë Albin Kurti, nëse mendon se qajo i vyen për politiken ditore”, ka thënë Krasniqi.