Live

Krasniqi: Martin Berishaj duhet të sjellet para drejtësisë dhe kushdo qoftë që është në këtë piramidë

11:20 / 19 Janar 2023

Nga Kosova Live

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në fjalimin e tij në Kuvend ka folur për skandalin e ambasadorit Martin Berishajt.

“Do të duhej që të flisnim për programin dhe projektet konkrete që do të ua lehtesonte jetën qytetarëve të Kosovës, do të duhej të flisnim për njohje të reja të shtetit tonë, më së paku të ishte një seancë normale. Jo që nuk ka progres nëpër sektor, por ka regres dhe degradim.”, tha ai fillimisht.

Tutje, Krasniqi u shprehë se Qeveria po gabon shumë në rastin e Berishajt duke konfirmuar se edhe vetë janë të përfshirë.

“Po gabojnë shumë, duke konfirmuar se edhe vetë janë të përfshirë. Si mund të ju shpjegojm qytetarëve dhe fëmijëve tanë se si një ambassador që duhet të përfaqësoj Kosovën në botë tërhoqi 1 milionë e 500 mijë euro nga një kompani serbe? Si ja u shpjegon kryeministri këtë qytetarëve? Kryeministri duhet të vije këtu në shtëpinë e popullit. Si mundet dikush mund të marr nënshtetësinë për një ditë dhe të nesërmen të bëhet ambassador? Si është e mundur që Martin Berishaj nuk është shkarkuar? Si mundet kryeministri me një lidhje të ngushtë me Martin Berishaj, me heshtë për këtë skandal? Çka po ndal? Pas Martin Berishajt fshihet lidhja e këtij pushteti me mafian energjetike të rajonit. Tashmë është vonë për shkarkimin e Martin Berishajt. Ai duhet të sjellet para drejtësisë dhe kushdo qoftë që është në këtë piramidë”, u shprehë Krasniqi./kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua