Veterani i luftës, aktivisti i VV-së, Dardan Krasniqi në studion e “Politikos” në Kanal10, ka shfaqur një pankartë në duar, siç tha ai mesazh opozitës se “Zajedncia nuk kalon”.
Duke komentuar gjashtë kushtet e kryeministrit, Albin Kurti për marrëveshjen e Asociacionit, Krasniqi ka kritikuar partitë opozitare për qëndrimet e tyre karrshi kësaj marrëveshjeje.
Ai i ka quajtur reagimet e opozitarëve “të gërrditshme” dhe me “stil revolucionar”.
“Të gjithë kundër Kurtit që me stoizëm po e mbron një kauzë të drejtë”, tha Kransiqi.
“Para sëgjithash dhe në mënyrë figurative dua me ja jep një mesazh edhe Milaimit edhe opozitës, se “Zajednica nuk kalon”. Këtë e pata si qytetar i këtij vendi, me i tregu edhe kësaj opozite dhe regjimit të vjetër, që është e gërditshme me i pa në stilin e revolucionarëve. Cka jemi duke pa tash është, se nëse në botë ekziston një fragment “të gjithë në luftë, kundër të gjithëve”, ne kemi parë për këta muaj, të gjithë kundër Kurtit që me stoizëm po e mbronë një kauzë të drejtë. Ai nuk u dorëzua as sot”, tha Krasniqi në Politiko.
Ai ka shtuar se kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku gjithmonë kishte pasion t’i nxisë ndërkombëtarët, ashtu sic ndodhi në 99-ën t’ia marrin armët UÇK-së.