Live

Krasniqi: Taksa është bërë jorgan për t’i mbuluar problemet që ka Kosova

08:29 / 15 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Shefi i Grupit Parlamanetar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se taksa 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës do të mbetet, nëse Qeverinë e ardhshme do ta udhëheq kreu i PDK-së, Kadri Veseli.

“Fatkeqësia është se taksa është bërë jorgan për t’i mbuluar çështjet e tjera dhe problemet e tjera në Kosovë, kur e kemi vendos këtë tarifë është vendosur si mjet kundërshtimi për agresionin diplomatik dhe kjo tani është bërë si qëllim e jo si mjet, kryeministri Ramush Haradinaj e ka kthyer në qëllim, ne e kemi pas një propozim në koordinim me aleatët e Kosovës për suspendim të taksës”, është shprehur Krasniqi në një debat televiziv në “RTV Dukagjini”.

Shpërndaje në

U Kopjua