Live

Krasniqi uron 248-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së: Ditë që e feston e gjithë bota e lirë dhe demokratike

12:23 / 04 Korrik 2024

Nga Kosova Live

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka uruar 248 vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan Kosovalive.net.

Kreu i PDK-së ka thënë se kjo është një ditë që e feston e gjithë bota e lirë dhe demokratike.

“Përkushtimi dhe mbështetja e palëkundur e treguar nga SHBA-të kanë frymëzuar shtetet anembanë globit, përfshirë Kosovën, që të nisin një rrugë të re – atë të lirisë dhe të zhvillimit”, ka shkruar mes tjerash Krasniqi në Facebook.

Postimi i plotë:

Në përvjetorin e 248 të Pavarësisë së SHBA-së, u shpreh urimet e përzemërta stafit të Ambasadës Amerikane në Republikën e Kosovës, Ambasadorit Hovenier, pjesëtarëve të Ushtrisë Amerikane në Kosovë dhe të gjithë qytetarëve amerikanë.

Para se gjithash, kjo është një ditë që e feston e gjithë bota e lirë dhe demokratike, krah për krah me Shtetet e Bashkuara.

Përkushtimi dhe mbështetja e palëkundur e treguar nga SHBA-të kanë frymëzuar shtetet anembanë globit, përfshirë Kosovën, që të nisin një rrugë të re – atë të lirisë dhe të zhvillimit.

Vlerat e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe barazisë, të promovuara nga SHBA-të, shërbejnë si udhëzues frymëzimi për të gjithë ato shtete që kërkojnë të ndërtojnë një të ardhme më të ndritur.

Gëzuar 4 Korrikun!

Shpërndaje në

U Kopjua