Live

Krimi i rëndë në Mal të Zi, raportohet për shtatë të vrarë – në mesin e tyre edhe dy fëmijë

20:06 / 01 Janar 2025

Nga Kosova Live

I dyshuar është Aco Martinoviq, i cili tashmë është shpallur në kërkim. Sipas raportimeve, ai ka vrarë edhe familjarë të tij.

Katër persona të tjerë që kanë mbetur të plagosur janë përcjellë për trajtim në Spital.

Policia më herët publikoi fotografinë e të dyshuarit, derisa njoftoi se i njëjti është i armatosur.

“Policia është duke ndërmarrë të gjitha aktivitetet në juridiksionin e saj për lokalizimin dhe vënien nën kontroll të personit dhe në terren ndodhen të gjitha njësitë organizative në dispozicion të policisë, përfshirë edhe Njësinë Speciale të Policisë. Vërejmë se personi është i armatosur dhe i rrezikshëm. Edhe edhe një herë drejtpërsëdrejti apelojmë te qytetarët e Cetinjës që të qëndrojnë të vëmendshëm dhe të qëndrojnë në objektet e tyre të banimit dhe të mos lejojnë persona të panjohur në shtëpitë e tyre, ndërsa policia të marrë të gjitha masat dhe veprimet me qëllim mbrojtjen e tyre dhe ndjekjen penale të autorëve. të kësaj ngjarje”, thuhet në njoftim

Mediat malazeze raportojnë se numri i të vrarëve nga të shtënat në një tavernë në Cetinje, ka shkuar në shtatë, në mesin e të cilëve janë edhe dy fëmijë. Ky informacion ende nuk është konfirmuar nga autoritetet, përcjell Reporteri.net.

I dyshuar është Aco Martinoviq, i cili tashmë është shpallur në kërkim. Sipas raportimeve, ai ka vrarë edhe familjarë të tij.

Katër persona të tjerë që kanë mbetur të plagosur janë përcjellë për trajtim në Spital.

Policia më herët publikoi fotografinë e të dyshuarit, derisa njoftoi se i njëjti është i armatosur.

“Policia është duke ndërmarrë të gjitha aktivitetet në juridiksionin e saj për lokalizimin dhe vënien nën kontroll të personit dhe në terren ndodhen të gjitha njësitë organizative në dispozicion të policisë, përfshirë edhe Njësinë Speciale të Policisë. Vërejmë se personi është i armatosur dhe i rrezikshëm. Edhe edhe një herë drejtpërsëdrejti apelojmë te qytetarët e Cetinjës që të qëndrojnë të vëmendshëm dhe të qëndrojnë në objektet e tyre të banimit dhe të mos lejojnë persona të panjohur në shtëpitë e tyre, ndërsa policia të marrë të gjitha masat dhe veprimet me qëllim mbrojtjen e tyre dhe ndjekjen penale të autorëve. të kësaj ngjarje”, thuhet në njoftim

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...